E përditshmja sportive franceze, L’Équipe ka zbuluar një lajm tronditës për Paris Saint-Germain.
L’Équipe ka zbuluar se dy yjet e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi dhe Marco Verratti janë harbuar me këngëtaren e njohur Rihannan në një lokal nate një natë para ndeshjes me Barcelonën
Sipas kësaj gazete, kompania e veshmbathjeve sportive, Puma organizoi një party të hënën në mbrëmje, 24 orë para ndeshjes dhe aty ishin të ftuar edhe dy futbollistët e PSG-së si dhe këngëtarja amerikane.
Kjo mund të jetë arsyeja e paraqitje së dobët të Verratti dhe Matuidi në ndeshjen ndaj Barcelonës, ku PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 6:5