Barcelona I reziston Interit përsa I përket Arturo Vidal. Zikaltrit kërkojnë që të rikthejnë kilianin në Serinë A dhe tashmë e kanë bërë propozimin e tyre te klubi katalanas për kartonin e mesfushorit. Milanezët e duan Vidal me huazim për 6 muaj dhe me të drejtë blerjeje për 20 milionë. Një ofertë kjo që nuk e ka bindur aspak Barcelonën.
Kjo e fundit është gati të lejojë Vidal që të largohet, por vetëm sipas kushteve të saj; ose shitje përfundimtare e kartonit të kilianit ose me huazim dhe me detyrim blerje në muajin qershor për një shifër që padyshim do të jetë më e lartë nga ajo e ofruar nga Interi.
Por kjo histori ka edhe aspekte të tjera ku përfshihet edhe trajneri Valverde. Ky I fundit duket se nuk ka shumë dëshirë të privohet nga Vidal edhe pse nuk I lka dhënë shumë hapësira futbollistit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e kampioneve, kjo edhe ndoshta sepse kiliani I është përgjigjur gjithnjë trajnerit të tij sa herë që I është kërkuar shërbimi. Një tjetër personalitet I dhomës së zhveshjes që ka pasur një ndikim në refuzimin e Barcelonës ndaj propozimit të Interit është edhe Messi me kapitenin që duket se u ka thënë drejtuesve se nuk dëshiron që të humbasë Vidal në kërë moment.
Ndërkaq, Vidal udhëtoi drejt Kilit për pushimet e festave të fundvitit dhe që aty mesfushori foli në lidhje me të ardhmen e tij. ‘Nuk e mendoj largimin sidomos tani që dua të pushoj-tha Vidal-me këtë merret agjenti im, jam shumë I qetë dhe I lumtur te Barcelonës. Kur të kthehem do të shohim se cfarë do të ndodhë. Është trajneri ai që vendos nëse do të luaj apo jo në një ndeshje, por njerëzit I shohin aftësitë e mia dhe kjo më jep qetësi’.
Sfidanti.al