Bajerni merr vendimin: Flik në stol deri në fund të sezonit

Pjesa e parë e sezonit në Bundesligë nuk ishte ndër më të mirat për Bajernin e Mynihut që për momentin gjendet në vendin e tretë në klasifikim 4 pikë prapa Lajpcigut në vendin e parë dhe 2 nga Borusia Mënshengladbah. Megjithatë klubi bavarez vendosi t’I japë besimin trajnerit Hans Diter Flik.

Një ditë pas suksesit të Bajernit ndaj Volfsburgut, kampionët e Gjermanisë zyrtarizuan pozicionin e tyre; Flik do të qëndrojë në pankinën e Bajernit të paktën deri në fund të sezonit. Hansi Flik mori drejtimin e Bahjernit të Mynihut në vend të Niko Kovac që u shkarkua në muajin nëntor dhe që nga ai moment skuadra bavareze në drejtimin e tij ka regjistrua një bilanc me 8 fitore dhe 2 humbje në disa kompeticionet.

Sfidanti.al