Cështja Neuer te Bayern, Salihamidzic: Optimist për rinovimin e tij

Te Bayerni ka optimizëm përsa i përket rinovimit të kontratës me Manuel Neuer. Ai që e shprehu atë ishte Drejtori Sportiv I klubit bavarez, Hasan Salihamidzic në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’ duke theksuar se disa mosmarrëveshje të shfaqura në ditët e kaluara u zgjidhën.

‘Manuiel e di që e vlerësojmë shumë-tha Salihamidzic-unë kam luajtur me Oliver Khan dhe e di se sa i rëndësishëm është një portier i klasit botëror në skuadër. Dhe Neuer është i tillë. Është shumë i vlerësuar në klub. Jam optimist shpresoj që të rinovojmë kontratën me të’

Pasi mori nga Schalke, portierin Alexander Nubel, klubi bavarez po punon për të bërë të tjera përforcime.

‘Duam të sjellim te Bayerni talentet më të mirë të Evropës dhe një lojtar të një niveli botëror që të rricë cilësiën e skuadrës sonë dhe të japë një kontribut në ofertën tonë për një futboll spektakolar për tifozët-vijoi më tej intervistën e tij Hasan Salihamidzic

Sfidanti.al