Coronavirus, Sambia përmirësohet, merr frymë vetë

Përmirësohet gjendja e Junior Sambias, mesfushorit të Montpellier që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.  Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, futbollisti 23 vjecar doli nga gjendja e komës artificial, nuk është më I intubuar dhe është në gjendje të marrë frymë vetë.  Për shkak të gjendjes së tij Sambia është në terapinë intensive.

Një ditë më parë agjenti I Sambia deklaroi për një të përditshme tjetër franceze ‘Le Parisien’ se u transferua në një strukturë tjetër. Ai tregoi gjithashtu se futbollisti për tre ditë kishte probleme me stomakun dhe aparatin tretës, ndërkohë që gjendja me mushkëritë u përkeqësua me mjekët që vendosën ta vinin atë në koma artificiale.

Tani vjen lajmi I mirë për Montpellier se gjendja shëndetësore e Sambia tani është pak më e mirë.

Sfidanti.al