Kur trajneri Edi  Reja flet pa leje.. del  kundër : “ Futbolli nuk rifillon dot..!”

Çfarë nuk po bën futbolli për  të dalë nga kafazi i Pandemisë! Dhe nuk ka faj. Ka bërë çfarë ka dashur në tërë këto vite pushteti absolut, dhe në këto momente epidemie. gjërët nuk varen më prej zotave të saj, UEFA-s apo FIFA-s.  Ajo shprehja e Sakit të Italisë se “ Futbolli është gjëja më e rëndësishme midis gjërave të parëndësishme” ,  ka kumbimin e një kambane shumë të vertetë në këto momente. Një pyetje ka pushtuar gjithë botën, edhe pse lind bashkë me frikën : po të fillonte futbolli në muajin maj, do të ishte një aventurë e madhe apo do të ishte një “’rrezik i nevojshëm” për biznesin e këtij sporti..

Në Spanjë, një ndër vëndet më të goditura nga Pandemia , thonë se po të fillonte futbolli, edhe me ato privimet e mëdha që dikton flama e virusit,  do të ishte si një rilindje shpirtërore pas kësaj trauma psikologjike. Në Itali  shkojnë më thellë, thonë se pa futboll, pale sikur të mos ishin dhe pastat e picat, jeta do të kishte qënë një gabim i madh. Po në Shqipëri, ku futbolli e la me gisht në gojë Covidin, sepse stadiumet ishin boshatisur më parë se të vinte ai, përse nxitojnë për ta filluar kampionatin? Ka një arsye madhore, që lidhet me sedrën tonë të sëmurë ,për ta gënjyer veten,  sikur.. jemi gjithnjë midis më të mirëve!

Edhe Bundesliga gjermane , e cila është e para në betejën antipandemi, e thotë  me gjysmëzemre  se po bëhet gati për të filluar kampionatin, ngaqë  loja mund të shndërrohet në thikë me dy presa. Po kjo  Superliga, pse  nuk ka frikë nga Covidi? Madje, me gojën pa maskë,  del  e thotë publikisht  : “ Ç’presim më? Hajde ta fillojmë kampionatin..” Me siguri këto fjalë kanë kapërcyer edhe detin, kur dhe vetë  trajneri Edi Reja, trajneri i Kombëtares,  nga Italia  del nga shinat zyrtare, për t’iu mësuar kolegëve shqiptarë se futbolli  është liri, veç pa shëndet as liria nuk ka vlerë. Ja fjalët e tij, të cilat  me siguri kanë zemëruar gjithë oborrin e FSHf-se : “ Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon dot…”

Sfidanti.al