Juventus duket se nuk ka shumë fat me Gonzalo Higuain. Dënimi i Celsit me bllokim të merkatos së transferimeve nga FIFA në 2 sesionet e ardhshme, një dënim ky që përfshin edhe Juventusin.kjo për faktin se Zonja e Vjetër do të ketë sërish në radhët e saj Gonzalo Higuian që aktualisht është te Celsi në formë huazimi deri në muajt e vetës me londinezët që kanë të drejtën e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër. Bllokimi i merkatos së Celsit nuk ndalon vetëm blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit argjentinas, por nuk lejon Bl;utë e Londrës as ta mbajnë atë me formën e huazimit
Sipas rregullit të FIFA në rastin e bllokimit të merkatos; asnjë lojtar nuk mund të bashkohet me një skuadër të caktuar në asnjë lloj forme transferimi. Që do të thotë se Higuain, i cili në qershor do të duhej të kthehej te Juventus për t’u rikthyer menjëherë në Londër, nuk do të mund ta bëjë këtë lëvizje në asnjë mënyrë. Juventus mund të tentojë të kundërshtojë këtë vendim të FIFA duke përdorur të drejtën e saj për të mos u penalizuar për një sanksion që nuk ka aspak të bëjë me të dhe që vjen pas një marrëveshjeje të përfunduar. është kjo një rrugë që mund ta ndjekin avokatët e Juventusit në një moment të dytë, por që mund të mos sjellë frytet e shpresuar
Ndërkaq, Celsi që ka vendosur të apelojë vendimin e FIFA duke marrë parasysh edhe rastin më të keq në këtë aspekt mund të kërkojë një pezullim të dënimit të ti si në Gjykatën e Apelit të FIFA ashtu edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të shtyrë bllokimin e merkatos në dy sesionet e vitit 2020 për të fituar kohën e merkatos së verës së 2019. Nëse Celsi do të vendosë të zgjasë kontratën e huazimit të Higuain apo të blejë përfundimisht kartonin e tij, këtë do ta shohim në qershor, kur në pankinë mund të mos jetë Mauricio Sarri.
sfidanti.al