Interi ka kohë që përpiqet që të gjejë mënyrën sesi të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku, por interesant është fakti se transferimi do të realizohet sipas relacionit Mançester-Milano, por nuk është fjala për Lukakun.
Gazetari i njohur italian i televizionit “Skaj Italia”, Xhanluka Di Marcio, bën të ditur se trajneri i ri i Interit, Antonio Konte, synon që ta përforcojë mbrojtjen me futbollistin e Junajtidit, Mateo Darmian.
Në fakt, është e qartë se Darmiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Junajtidit, Ole Solskjer, kështu që klubi i “djajve të kuq” mund ta shesë futbollistin e lartpërmendur për një shumë të ulët të pranueshme, gjë që nuk mund të thuhet për sulmuesin belg, Lukaku, çmimi iu të cilit është i lartë.
Sidoqoftë, fillimisht, Konte duhet “të çlirohet” nga shërbimet Dalbertit ose të Mirandës që, siç duket, nuk bëjnë pjesë në planet e ardhshme të këtij trajneri italian.
Sfidanti.al