Kristiano Ronaldo e festoi me shumë eufori performancën e tij më të mirë me bluzën e Juventusit, duke shënuar të tre golat në fitoren
3-0 kundër Atletikos së Madridit në ndeshjen revansh të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK), dhe kështu bardhezinjtë u kualifikuan për në çerekfinale të LK-së. Ronaldo shfrytëzoi rastin që të shigjetonte trajnerin e Atletikos, Diego Simeone, që mbas ndeshjes së parë që ekipi e tij e fitoi 2-0 në Madrid kundër Juventusit, tregoi me gjeste mes këmbve të tij, duke nënkuptuar figurativsht se ai e kishte më të madh…
Por, me tre golat që shënoi në ndeshjen e dytë kundër Atletikos, Ronaldo tregoi se ai e ka më të madh… merakun për Ligën e Kampioneve!
Sfidanti.al