Buzëqesh Barcelona, Messi me skuadrën në Dortmund

Barcelona do të nisë sezonin e ri në Ligën e Kampioneve me sfidën e vështirë të Signal Iduna Park ndaj Borusias së Dortmundit. Por skuadra kata;anmase mund të buzëqeshë pasi në harkun e pak ditëve rekuperoi dy sulmuesit kryesorë të saj Luis Suarez që shënoi një dygolësh në sfidën ndaj valencias e sidomos Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas, kapiteni I blaugranave në 2 ditët e fundit është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe mori miratimin e mjekëve për t’u kthyer në fushën e lojës, kështu që trajneri Ernesto Valverde e përfshiu atë në listën e të grumbulluarve për sfidën me Borusian e Dortmundit, ashtu sikurse bëri edhe me portierin Neto, edhe ky duket se është riaftësuar nga dëmtimi.

Po kështu udhëtuan me skuadrën drejt Gjermanisë edhe 2 lojtarët e akademisë, Karles Perez dhe Ansu Fati, ndërkohë që me ta është edhe portiere Injaki Penja.

Sfidanti.al