Mbyllet cështja De Gea; portiere rinovon me Mancester Junajtid deri në 2023

Mbyllet më në fund cështja De Gea te Mancester Junajtid. Portiere spanjoll rinovoi zyrtarisht kontratën me Djajtë e Kuq deri në vitin 2023 me opsion për zgjatjen e saj edhe me një vit tjetër. De Geas I skadonte kontrata aktuale në qershorin e vitit të ardhshëm dhe dyshimet për rinovimin e tij gjatë kësaj vere ishin të shumta, në fund, spanjolli vendosi që të qëndrojë në Old Trafford edhe për 3 sezone.

‘Ka qenë një privilegj për mua që të kaloj 8 vjet të karrierës simë te ky klub I madh dhe të pasurit mundësinë për të qëndruar këtu është me të vërtetë një nder-tha De Gea-në momentin që erdha këtu nuk e mendova se do të mund të luaja më shumë se 350 ndeshje me Mancester Junajtid. Tani e ardhmja ime është sistemuar, ajo që dua është që të ndihmioj skuadrën që të fitojë sërish tituj’.

Në total, De Gea, që nga viti 2011 dhe deri tani ka luajtur 367 ndeshje me Mancester Junajtid. Për më tepër ai është zgjedhur si futbollisti më I mirë I klubit në 4 nga 6 sezonet e fundit. Me fillimin e këtij sezoni De Gea ka mundur të mbajë të paprekur portën në 2 nga 5 ndeshjet e zhvilluara duke u barazuar me Guaitan, Gun, Pikford dhe Ederson. Por jo vetem kaq, së bashku me Adrian San Migel e Shmajkel ai është portiere që ka pësuar më pak gola, 4 të tillë.

Sfidanti.al