Kur tregues janë rrjetet sociale; Reali e Barcelona klubet më të dashur

Tashmë në mileniumin e tretë nuk mjafton vetëm numri I tifozëve në stadium për të treguar suksesin e një klubi. Në fakt gjithnjë e më shumë po vihet re impakti I rrjeteve sociale në botën e futbollit. Kjo është ajo që thekson studimi I kompanive të specializuara në analizën e mediave sociale që bazohen te numri I ndjekësve të klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve në platformat më të rëndësishme social si Facebook, Tëitter, Instagram e Youtube

Në këtë pikë ashtu sikurse edhe në fushën e lojës, diktatin e kanë vënë dy gjigandët spanjolle, Real Madrid e Barcelona me Los Blancos që janë në vendin e parë me 247 milionë ndjekës, vetëm 4 milionë më shumë se rivalët e Barcelonës, ndërkohë që podiumin e plotëson Juventusi I shkëputur ndjeshëm nga dy gjigandët e La Ligës  me 82 milionë ndjekës.

Skuadra torineze që është përfaqësuesja e vetme e futbollit Italian në pesëshën e skiadrave me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, pasohet nga Celsi në vendin e katërt dhe Bajerni I Mynihut në të pestin

Sfidanti.al