Ndalesa e radhës së Botërorit të Formula 1 është Cmimi I Madh I Singaporit dhe Sebastian Fetelit I kërkohet që të bëjë një paraqitje sa më të mirë në këtë pistë në pjesën e mbetur të sezonit. Ky vit ka qenë shumë I komplikuar edhe për shkak të Sharl Lëklerk që ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme teksa këtë vit ka arritur edhe 2 fitore në vitin e tij të parë te Ferrari, ndërkohë që gjermani është ende në kërkim të suksesit të parë për këtë vit me Kokëkuqen italiane
Por Fetel duhet të bëjë kujdes dhe të mos e teprojë shumë me ambicien e tij për të fituar e të mos bëjë gabime të tjera. Në garën e Monzas ai gaboi në incidentin me Lens Stroll duke u penalizua me 10 sekonda në bokse dhe heqjen e 3 pikëve nga superlicenca e tij dhe kjo ka bërë që piloti të humbasë 9 pikë nga 12 pikët e tij në patent në periudhën 2018-2019.
Kështu që mjafton një tjetër penalizim me 3 pikë nga patenta dhe për Fetel do të zbatohet sanksioni me pezullimin me 1 garë. Për të evituar të gjithë këtë. Fetelit do t’ii duhet të bëjë garim të pastër deri në 13 tetor kur do të zhvillohet Cmimi I Madh I Japonise. Nëse gjithcka do të shkojë mirë, atëherë për Fetel do të skadojë shkelja e rregullit e kryer në 19 tetor të 2018 në Ostin të SHBA. Vetëm në këtë mënyrë, Vetel do të marrë pak frymë përsa u përket pikëve në patent, pasi do të ketë më shumë.
Lajmet e këqija nuk mbyllen këti. Që nga moment kur patenta është bërë me pikë, rezulton se fetel është piloti më ‘I keq’ I Formula 1 pasi në total ka 24 pikë të hequra nga patenta, 3 më shumë se Maks Vershtapen e Roman Groszhan.
Sfidanti.al