Portieri më i mirë gjerman, Manuel Nojer, po rimerr veten nga një dëmtim dhe pritet që të kthehet në fushë, këtë prill, në përbërje të Bajernit të Mynihut për ndeshjet e Champions-it.
Sikurse dihet, portieri i Bajernit dhe i përfaqësueses gjermane ka muaj që ndodhet jashtë fushës, për shkak të një dëmtimi në shputën e këmbës, ndërkohë që trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, deklaroi se Nojeri, momentalisht, është 80 për qind i shëruar.
“Ka shanse të mëdha që Manueli të kthehet në prill, por ne nuk duam që të nxitojmë dhe ta detyrojmë që ai të kthehet para se të shërohet plotësisht. Ai ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me mjekët që do të vendosin për kohën e kthimit të tij”, vuri në dukje Hainkesi.
Kthimin e Nojerit mezi e pret edhe trajneri i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv.