Poçetino  nuk e do Bundesligën: Nuk është interesante, aspak eksituese!

Bajerni i Mynihut po kërkon një trajner të ri për sezonin e ri, pavarësisht, nëse Jup Hejnkesi do të mund ta fitojë ose jo Champions-in e sivjetëm, dhe, me këtë rast, përmenden disa emra si kandidatë potencialë për t’u ulur në stolin e drejtim të klubit bavarez.

Gazeta “Bild” shkruan se drejtori i klubit, Hasan Salihamixhiç, ka kontaktuar trajnerin e Totenhemit, Maurisio Poçetino, por se ky argjentinas nuk u tregua entuziazt nga kjo ofertë. Trajneri i klubit londinez të lartpërmendur konsideron se Premier Liga është shumë më interesante dhe më eksituese sesa Bundesliga, ndërkohë që Poçetino ka bërë të ditur, tanimë, se ai do të mendohet mirë, nëse atij do t’i vijë ndonjë ofertë nga Reali i Madridit.

Sfidanti.al