Le t’i lemë mënjanë problemet e kontratave, sepse thelbi i futbollit është në fushën e lojës. Tek Bajerni lojtarët dëshirojnë të kënaqen dhe tani për tani kënaqësia më e madhe është në fazën përgatitore. Dy prej “peshave të rënda” të ekipit, muskulozët Robert Levandovski dhe Leon Gorecka, u stërvitën së bashku duke bërë duel si një tërheqje litari. Ata tërhoqën njëri-tjetrin me jelekun special për këtë gjë, dhe në të vërtetë lufta ishte e fortë. Të dy lojtarët shpresojnë të jenë në formë sa më të mirë fizike kur të rinisë sezoni, ndërsa deri tani nuk janë aktivizuar nga trajneri Nagelsman.
Sfidanti.al