Solidariteti ndaj Floyd, Federata Gjermane: Nuk ka asnjë sanksion

Nuk do të ketë asnjë sanksion për Thuram, Sanchon, Hakimin, e McKennie, 4 futbollistët e Bundesligës të manifestuan solidaritetin e tyre kundrejt George Floyd, afroamerikani i vrarë nga një polic në Minneapolis

‘Në rastin specifik, bëhet fjalë për fushata antiracizëm të kryera nga futbollistët që shfaqin vlera që edhe DFB I përfaqëson dhe I mbështet gjithmonë-tha Presidenti i Komisionit të Kontrollit të Federatës-kështu që në javët e ardhshme nuk do të ketë asnjë procedim edhe ndaj fushatave të ngjashme antiracist.

Fundjavën e kaluar Sancho dhe Hakimi të Dortmundit zbuluan fanelat ku kërkohej drejtësi për George Floyd, Thuram mbështeti njërin gju në tokë si Colin Kaepernick, ndërsa McKennie kishte vënë në krah një shirit ku shkruhej ‘George Floyd’

Sfidanti.al