Champions League, hipotezë me ‘Final Eight’ në Lisbonë

UEFA po mendon për një fazë ‘Final Eight’ për të mbyllur sezonin në Ligën e Kampioneve 2020. Teksa afron 17 qershori kur do të merret edhe një vendim përfundimtar, janë ngritur disa hipoteza pas vendimit të Stambollit për të hequr dorë nga zhvillimi i finales së kompeticionit me dyer të mbyllura.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, propozimi më i fundit të shfaqur në tryezën e UEFA është ai i caktimit të Lisbonës si qendrën e finales me një miniturne i stilit Botërori i Klubeve; ajo që mbetet për t’u përcaktuar është zhvillimi i tij nga cerekfinalet apo gjysmëfinale

Stadiumi i preferuar për këtë  format duket se është Da Luz me Jose Alvalade që do ta shoqërojë në rast të finales me 4 apo 8 skuadra. Por sipas ‘El Mundo Deportivo’, shumë klube të rëndësishme po ushtrojnë presion ECA për të kërkuar një afrim të datës së finales më 22 gusht për të mos pasur përplasje me fillimin e sezonit të ardhshëm që në Spanjë është fiksuar në mesin e shtatorit. Ato që e kundërshtojnë këtë ide janë televizionet që nuk e shohin me sy të mirë Ligën e Kampioneve me një fazë ‘Final Eight’.

Monaco dhe Wanda Metropolitao në Madrid, janë hipotezat e tjera që diskutohen për zhvillimin e finales së Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al