NBA, gati për rifillimin; do të luhet nga 31 korriku në 12 tetor në Disney World

Plani i emergjencës për rifillimin e NBA është gati. Data e rrethuar me të kuqe në kalendarin e basketbollit amerikan është ai i 31 korrikut, kur do të rinisë kampionati më spektakolar në botë i kësaj disipline sportive për t’u mbyllur në 12 tetor, dita e sfidës së mundshme të 7 të Finales së Madhe.

Sipas formatit të ri në parket do të zbresin 22 nga 30 skuadrat dmth; 8 skuadrat e para të Konferencës së Lindjes dhe Perëndimit dhe 6 skuadrat që ishin ende matematikisht në lojë për në fazën e playoffit në momentin e ndërprerjes së kampionati;  Neë Orleans, Portland, San Antonio, Phoenix e Sacramento në Perëndim dhe vetëm Ëashington në Lindje.

I gjithë turneu do të zhvillohet në ESPN Wide World of Sports Complex në Disney World të Floridas, megjithatë vendimi përfundimtar do të merret pikërisht këtë të enjte kur Asambleja e pronarëve të skuadrave të NBA do të votojë për këtë propozim; nëse ¾ e këtyre votave do të jetë në favor, atëherë gjithcka do të bëhet zyrtare.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë edhe yjet e basketbollit amerikan do të duhet të përgatiten për një maratonë të vërtetë; mesatarisht 6 ndeshje në ditë nga mesdita në mesnatë. Cdo skuadër do të zhvillojë edhe 8 ndeshje të tjera të sezonit të rregullt me objektivin që të arrihet në 70 ndeshje sezonale që kërkohet si garanci për pagesën e të drejtave televizive. Më pas do të nisin ndeshjet e playoffit me formatit tradicional, ku ciftet e cdo raundi do të kenë maksimumi 7  ndeshje. Me t’u mbyllur ky sezon, ai pasardhës me shumë mundësi nuk do të nisë para Krishtlindjes.

Sfidanti.al