Formula 1, Chase Carey i vendosur: Garat vijojnë edhe po të ketë rast me Covid

‘Do të kemi një procedurë që nuk do të sjellë anulimin e garës nëse do të kemi një rast infeksioni’. Ai që e tha këtë është kreu i Formula 1, Chase Carey një ditë pas prezantimit të kalendarit të 8 garave të para të këtij botërori pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga pandemia coronavirus; pra Cmimet e Mëdha të programuar për rifillimin nuk do të anulohen nëse ndonjë pilot apo ndonjë anëtar skuadre do të rezultojë pozitiv me coronavirus

‘Nëse një pilot rezulton i prekur, skuadrat i kanë zëvendësuesit e tyre në dispozicion-vijoi Carey duke shtuar  se gama e skenarëve të mundshëm është shumë i gjerë për të parashikuar gjithcka, por nëse një skuadër që nuk do të jetë në gjendje të garojë, nuk do të sjellë  vlefshmërinë e Cmimit të Madh. Carey shtoi se ka besim se protokollet rigorozë që do të aplikohen në Formula 1 për të frenuar në maksimum perhapjen e Covid-19, do të jenë të mjaftueshme për të larguar shqetësimet

Gara e Austrisë në 5 korrik do të jetë e para nga 8 Cmimet e Mëdha evropiane që do të zhvillohen në harkun e 2 muajve dhe do të mbyllen me garën e Italisë në 6 shtator. Për pjesën e mbetur të kalendarit nuk ka konfirmime pasi ka ende dyshime rreth situatës së coronavirusit në vendet e prekura, por Carey shfaqet i bindur se sezoni do të ketë 15-18 gara, ndërkaq brenda muajit qershor do të merret një vendim për kalendarin përfundimtar

Sfidanti.al