Sistemi VAR këtë radhë gabon, Këlni kërkon të riluhet ndeshja me Dortmund

Borussia Dortmund-Këln u mbyll 5-0 për verdhezinjtë e Bosz, por ndeshja mund të riluhet. faji është u gjithi i sistemit VAR që po përdoret tashmë në Bundesligën gjermane ashtu sikurse edhe në Itali. Në sfidën e luajtur në Signal Iduna park, ky sistem teknologjik ndërhyri nnë një episod që ndodhi në zonën e Këlnit duke bërë që arbitri të marrë vendimin e gabuar. Gjithcka ndodhi në minutën shtesë të pjesës së parë në një goditje këndi. Portieri i Këlnit nuk arrin të presë topin dhe arbitri akordon faull të Sokratis ndaj tij. Ndeshja duhej të niste me një godtje dënimi në favor të miqve, por në atë moment ndërhyri VAR duke bërë që arbitri të ndërrojë mendje dhe të akordojë golin e dytë të Dortmundit, një gabim teknik ky asi goli u shënua kur loja ishte ndalur. Një episod që ndezi zemërimin e Këlnit që do të kërkojë riluajtjen e sfidës.

sfidanti.al