Bruna Marquezine u nda me Neymar, Adidas i anulon kontraten e sponsorizimit

Ndarja me Neymar i ka kushtuar Bruna Marquezine. Aktorja dhe modelja braziliane në të vërtetë humbi një prej kontratave sponsorizuese; atë me kompaninë e veshjeve sportive Adidas. Bruna Marquezinë ishte imazhi i kësaj kompanie në Brazil, por pas ndarjes me futbollistin drejtuesit e Adidasit vendosën të mos e rinovojnë kontratën me bukuroshen amerikano latine. Bruna Marquezine e firmosi kontratën me Adidas në periudhën që ishte e lidhur me sulmuesin aktual të Paris Saint Germain. Sipas asaj që publikohet në medioan braziliane, ideja e Adidas ishte që Bruna, e cila njihej botërisht si e dashura e Neymar, të promovonte markën e saj së bashku me futbollistin që sponsorizohet nga kompania rivale Nike. U ndërpre lidhja, u anulua dhe kontrata. Gjithsesi Bruna Marquezine edhe pse nuk është konfirmuar nga përfaqësuesit e saj duket se është imazhi i kompanive të tjera të veshjeve sportive si Fila apo Puma

sfidanti.al