Incidenti në Singapor? As Vettel, as Raikkonen, as Verstappen nuk janë përgjegjës.

Tifozët e Ferrarit e drejtuan gishtin te Verstappen si shkaktarin e incidentit në startin e garës së Singaporit, vetë holandezi deklaroi pafajësinë e tij, por pavarësisht mendimit të tyre ajo që qëndron është se gara për Kokëkuqen u shkatërrua dhe për Vettel bëhet akoma më e vështirë për të fituar titullin kampion. Ajo që shprehet në lidhje me këtë ngjarje është pikërisht FIA që vendosi të mos fajësojë asnjë prej protagonistëve të këtij incidejnit. Sipas saj askush nuk ka përgjegjësi më shumë se të tjerët dhe për këtë arsye nuk mori asnjë masë ndëshkuese. Në momentin startit të garës Verstappen hyri mes dy makinave Ferrari me Raikkonen që u përpoq të kalonte holandezin në të majtë, ndërkohë që Vettel kërkoi të kalonte para në krahun tjetër. Lëvizja e parakohshme bëri që të tre pilotët të përlaseshin, përpara se të ndodhte edhe incidenti i dytë mes Raikkonen dhe Verstappen. Vettel kerkoi te vazhdonte garën, por dëmi ishte bërë, dhe të tre pilotët e braktisën shumë shpejt Çmimin e Madh të Singaporit.

sfidanti.al