Shembull besnikërie: Luan në Bundesligën e 4-t, por  e ndjekin 12 000 tifozë!

Megjithëse ka prekur fundin, duke rënë në ligën e 4-t gjermane, një nga klubët më popullorë bavarezë, Mynih 1860, nuk është vetëm, sepse ai ka akoma mbas vetes tifozët e tij besnikë. Bardheblutë e Mynihut të vetmin titull në Bundesligë e kanë fituar, më 1966, por, megjithatë, qysh më 2004, ky klub ka dalë jashtë konkurrimit më elitar gjerman, kurse tani mezi “po i lidh dy fundet bashkë”!

Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ky ekip nuk i zhvillon më ndeshjet në “Alianc Arena”, por në stadiumin e vogël, “Grynvalder”. Por, megjithatë, shpresat se ky klub, dikur i famshëm, do të kthehet në rrugët e vjetra të mira i japin tifozët e tij besnikë që bëjnë që ekipi i tyre të jetë më i shikuari jo vetëm në ligën e 4-t, por edhe në krahasim me ligat më të larta.

Mynihu 1860, momentalisht, kryeson në Bundesligën e 4-t, madje ka shtatë pikë më shumë sesa Nyrnbergu i vendit të dytë. Interesant është fakti se, kur ky ekip bavarez luan jashtë fushës së vet, atë e ndjekin nga mbrapa më shumë se 12 000 tifozë nga Mynihu.

Sfidanti.al