Përse presidenti Duka s’e mbajti dot, … është nder të jesh anëtar i Komiteti

Përse presidenti Duka në mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv,  ka thënë frazën muzeale se ..është nder të jesh anëtar Komiteti?

Sepse ku do të gjente shërbyes më të talentuar  presidenti ynë, i cili  është krenar për ta edhe kur UEFA kërkon të na dënojë përsëri  ,ngaqë  anëtarët e Komitetit  çojnë lart  dorën e vidhosur  edhe kur trukohet futbolli,  duke ia ulur kokën.. moralit !

Perse  trajneri Sulejman Starova  pas humbjes në Korçë  ka deklaruar: “ Ky është vit i mallkuar për ne..!”

Sepse Partizani humbjet nuk i gjykon dot nga brënda, por nga jashtë, ku fajin e ka “prapë”  Asambleja  edhe kur vjen Moxhi plot bujë për  të luajtur pensionin , kur ai trajneri-shpikje  Juliano, që pasi humbi ndeshjet dhe toruan , humbi edhe “burrërinë” sapo  tha se në Shqipëri ( i madh e i vogël), presidentë dhe futbollistë i falen basteve…

Përse për ndeshjen më delikate të  javës së 21-të, Skënderbeu –Partizani,  kishin “harruar” arbitrat pas porte , ata që kanë sytë shtesë në shërbim të (pa) drejtësisë..?

Sepse kur vijnë ndeshjet që bëjnë xixa,  arbitri që lëshon hije në fushë është  versioni i  manekinit, ndërsa i vërteti   është ai orakulli, i cili ulet në tribunë apo qoftë dhe në zyrë, pasi  e ka salduar ndeshjen para se të luhet…

Përse nuk u bë një protestë masive për plagosjen me thikë të trajnerit të Nesti Gjoka, në emër të futbollit që predikon argëtimin, porse mund të të marrë edhe jetën?

Sepse jeta e një trajneri  që vihet në rrezik ,pra jeta e popullit, ka çmim shumë të ulët në krahasim me jetën e sistemit që trukon njerëzit…pastaj  dhe ndeshjet…

Përse  prej javësh, Flamurtari , ekipi që kryesonte me meritë klasifikimin e persekutimit në kampionat,  nuk ankohet për “kamikazët”, as nuk lodhet më të bëjë   skema anti-arbitra, siç thoshte trajneri Duro?

Sepse nga “goja e  çorapes” së Asamblesë  lindi puthja më unike, e pa trukuar si votat, ajo midis presidentit Duka dhe Sinan Indrizit…

Sfidanti.al