Gjermanët njihen si kurrnacët e Europës, bavarezët janë ndër rekordmenët mes tyre. Gjithsesi, Karl-Hajnc Rumenige nuk foli edhe aq si gjerman dhe si bavarez kur komentoi politikën financiare të Bajernit të Mynihut. Shefi ekzekutiv e tha pa doreza se “nuk ka asnjë limit financiar për shpenzimet për të përforcuar skuadrën”.
“Nëse një lojtar do të kushtojë 80 apo 90 milionë euro dhe ne do ta duam atë, do të “hidhemi”, – u shpreh ai, – nuk e di nëse kjo do të ndodhë nesër, por e sigurt është se një ditë do të ndodhë”.
E pra, kushtet konkrete dhe realiteti ndryshojnë edhe shprehitë më të forta në botëm, siç është zakoni gjerman për të kursyer paratë, edhe kur ato janë me shumicë. Rumenige e di se Bajerni do të jetë i detyruar të sillet kështu, jo për të fituar Bundesligën të cilën e bën “me sy mbyllur”, por për Championsin.
Sfidanti.al