Në orën 16:21 të 19 majit të vitit 2018 u mbyll aventura e Xhanluixhi Buffon si portier i Juventusit. Në minutën e 62 të ndeshjes me Veronën, Alegri i dha mundësinë 40 vjecarit të marrë standing ovationin e merituar nga të gjithë tifozët në stadium, futbollistët e Juventusit dhe atyre të skuadrës kundërshtare.
Një moment prekër ky për portierin me nr.1 që i pa të gjithë të ngrihen në këmbë të përlotur e duke duartrokitur. Më pas erdhi edhe përqafimi me të gjithë shokët e skuadrës ndërkohë që në tribunë ishte edhe bashkëshortja Ilaria D’Amico e fëmijët e futbollistit që nuk rreshtnin së qari.
sfidanti.al