Ka tension në shtëpinë e Bajernit të Mynihut. Pas humbjes në Klasiken e Bundesligës me Borusian e Dortmundit që con në 7 disavantazhin e bavarezëve kundrejt verdhezinjve që janë në krye të renditjes, Frank Riberi u bë protagonist i një gjesti vërtet të shëmtuar. sipas të përditshmes ‘Bild’ , sulmuesi gjuajti me shpullë dhe shtyu një gazetar francez, Patrik Giju që punon për kanalin televiziv BeIN Sport pranë autobusit të Bajernit të Munhut. Një incident ky që gjeti konfirmimin edhe nga vetë klubi i Bajernit të Mynihut nëpërmjet Drejtorit Sportiv Hasan Salihamixhic.
‘Riberi na njoftoi për incidentin me Giju të cilin e njeh prej vitesh-tha Salihamixhic-pranuam që të takoheshim me të për të diskutuar sesi mund të zgjidhet kjo situatë’.
Sipas ‘Bild’, Riberi që ende nuk ka shënuar asnjë gol në këtë sezon, u irritua nga komentet negative të Giju gjatë ndeshjes, ndërkohë që bashkëshortja e futbollistit, Vahiba në Instagram i përkufizoi komentet e gazetarit si të lodhshme dhe të kota.
sfidanti.al