Paris SG? Jo, mbreti i shpenzimeve është një klub i Bundesligës

Është pikërisht Red Bull Lajpcigu, dhe jo Bajerni i Mynihut. Në mënyrë të papritur dhe të çuditshme rekordet e deritanishme të transferimeve kanë ardhur nga Gjermania, një vend që nuk është shquar kurrë si “dorëçpuar”. Lajpcigu ka shpenzuar gati 92 milionë euro për lojtarët, me të tillë si Andre Silva (23 milionë), Joshko Gvardiol (18), Angelino (18) dhe të tjerë. Paris SG është vetëm në vendin e dytë me 76 milionë euro ndonëse ka marrë Vajnaldumin, Hakimin, Ramosin dhe Donarumën. Më pas vijnë Leisteri i Premier Ligës me 50 milionë euro, Milani me 49.1 milionë, Bajerni me 42.5 milionë, Shahtjor Donjeck me 41 milionë, Liverpuli me 40 milionë, Marseja me 39.5 milionë, Aston Vila me 38.4 dhe Noruiçi me 33.65. Gjithsesi, jemi ende pa arritur në mesin e korrikut, dhe deri në fund të gushtit do të ketë ndryshime në këtë renditje.

Sfidanti.al