Legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose, i ka “qarë hallin” ish-shokut të tij të skuadrës, bavarezit Tomas Myler. Ky i fundit nuk po kalon ditë të mira te Bajerni, por Klose ka besim se 27-vjeçari do të rikthehet në formë. “Kam vënë re se Tomas gjithnjë përpiqet të futet në zonë në një pozicion ku mund të gjuajë nga vetëm një metër nga porta”, – deklaroi rekordmeni i Botërorëve në “Kicker”. “Ai e di se duhet të marrë sërish ato topa të cilët duken të panevojshëm. Në një fazë si kjo, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh i qetë, të mendosh që të mos e lësh veten të çmendesh. Nuk është e lehtë, sepse ti do të bësh gol me çdo kusht”, – shtoi Klose.