Mbaroi: Uejn Runi merr vendimin më të rëndësishëm në karrierë

Kapiteni i Mançester Junajtidit, Uejn Runi, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “djajtë e kuq”, për t’u shpërngulur në Kinë. Megjithëse, një kohë të gjatë, ai i refuzoi ofertat e pasura që kishin ardhur, deri tani, nga superfuqia e re e futbollit, më në fund, veterani anglez pranoi që të largohej për në Kinën e largët, ku ai do të bëhet futbollisti më i paguar në botë. Informacionet më të fundit thonë se ai do të fitojë, madje, deri në 1 (një) milion sterlina në javë që, në rast se është e vërtetë, do të jetë kontrata me vlerën më të madhe në historinë e futbollit botëror. Tani për tani, në lojë  janë dy oferta, një nga Shangai Shenhua, kurse tjetra – nga Pekin Guani.

Runi, sikurse thuhet, ia ka thënë këtë moderatorit të njohur, Pirs Morgan, por ky i fundit nuk e konfirmoi këtë lajm publikisht, pasi këtë informacion ai e kishte marrë vesh gjatë një bisede private. Sidoqoftë, në rast se ai do të largaohet, ky do të jetë fundi i qëndrimit 13-vjeçar të Runit në ekipin e Mançester Junajtidit, me të cilin ai, para ca kohësh, u bë golëshënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ky sulmues (Runi) ka shënuar 250 gola, një më shumë sesa rekordmeni i deritanishëm, Bobi Carlton. Largimi i tij për në Kinë, më siguri, që do të thotë edhe largim nga përfaqësuesja e Anglisë, megjithëse, ai ka deklaruar se do të kishte dëshirë që të luante në finalet e kampionatit botëror në Rusi (2018).

Sfidanti.al