Doglas Kosta beson se ai dhe Kingsli Koman shumë shpejt do të mund të zëvendësojnë në çdo aspekt Frenk Riberinë dhe Arjen Robenin. Këta dy të fundit tashmë janë në fundin e karrierës dhe Bajerni ka blerë pasuesit e tyre të drejtpërdrejtë. “Unë dhe Koman jemi në rrugën e duhur. Riberi dhe Roben janë të rëndësishëm, por ne mund të bëhemi shumë shpejt si ata. Viti 2017? Fillimi është i vështirë, pasi të gjithë vijmë nga pushimet. Gjithsesi, sa më shumë ndeshje të luajmë, aq më shpejt do të rikthehemi në formën optimale”, – u shpreh së fundmi braziliani i blerë nga Shahtjor Donjecku