Quhet Natan Ejk (Ake), është vetëm 21 vjeç, dhe luan në një nga skuadrat më të mira të Europës, Çelsin. Djaloshi i ri, që ka rolin mbrojtës, bie shumë në sy edhe për diçka tjetër. Ngjan pak si tepër me ish-legjendën e Holandës, Milanit dhe Çelsit, Rud Gulit. Flokët me rrica (jo vështirë t’i bësh), por edhe pamja e jashtë të kujton sulmuesin e “tulipanëve” që riktheu futbollin total me Rinus Mishelsin dhe Arrigo Sakin.
Gjithsesi, Natan Ejk, nuk është nga ata që ia merr era mendjen lehtë. “E di që ngjaj me Gulitin, por vetëm kaq, – thotë ai, – nuk është se i jap shumë rëndësi, pavarësisht se Gulit ka qenë një lojtar i madh. Unë, në jetën time, nuk kam pasur kurrë idhur, unë dua vetëm të luaj lojën time”.
Ejk ishte tek Çelsi dy vjet më parë, kur ishte 19 vjeç, dhe pastaj u dha hua, pasi ishte e vështirë të gjente vend në një skuadër me lojtarë të rëndësishëm. Ai po luante për Bornemuthin, ndërsa së fundmi, për disa ditë ishte në Ishujt Kanarie në Atlantik, pasi nuk mund të luante për Bornemuthin në Kupën e Anglisë. Ndërsa kalonte kohën me të dashurën, telefoni i tij tingëlloi. Ishte Antonio Konte. “A mund të vini sërish të luani me ne?” ishte pyetja e tij e drejtpërdrejtë. Ejk iu përgjigj që “po” dhe ja ku ishte sërish tek Çelsi. Pritet vetëm që të shkëlqejë, si dikur Rud Gulit.