Marco Reus do të mbetet në Borussia Dortmund të paktën edhe sezonin e ardhshëm, kjo vlen shumë.
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka zbuluar se Marco Reus nuk do të largohet nga klubi gjatë verës.
Ai ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Reus do të transferohet gjatë verës te Arsenali për 70 milionë euro.
“Unë nuk do të humbim kohë me thashethemet. Nuk kam asnjë informatë se Marco dëshiron të largohet nga Dortmund”, ka deklaruar ai.
Sulmuesi i Gjermanisë ka një kontratë me klubin deri në qershor 2019