Nuk ka shkuar gjithçka mirë në derbin mes Liverpoolit dhe Chelseas, e cila përfundoi 1:1
Sipas tabloidit britanik, The Sun, skuadra e Chelsea rrezikon të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA), përcjell Express.
Shkak për këtë mund të jetë një shishe e birrës e hedhur në drejtim të mesfushorit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.
Derisa holandezi po festonte golin, tifozët e Chelseas janë munduar ta godasin me shishe të birrës, por fatmirësisht nuk kanë mundur ta qëllojnë në ..shenjë.