Levandovski “ia plas” klubit: “Doni trofe, shpenzoni para!”

Sulmuesi polak Robert Levandovski, në një intervistë në revistën gjermane “Shpigel”, shprehu shqetësimin, për shkak të politikës së transferimeve që ndjek Bajerni i Mynihut që shpenzon shumë më pak para sesa klubet e tjerë evropianë rivalë të tij për blerjen e lojtarëve të rinj. Gjatë kësaj vere, bavarezët blenë për 41 milionë euro francezin Korentin Toliso që, kështu, u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e këtij klubi gjigant gjerman! Leva konsideron se me  një politikë të tillë transferimeve, Bajerni ka rrezik që të mbesë mbrapa rivalëve të tij.

“Bajerni duhet të tregojë një kreativitet më të madh, nëse do që të tërheq në ekip yje të mëdhenj. Nëse ju doni që të fitoni trofe, atëherë, ju duhet të tërhiqni yje të mëdhenj, pra, të shpenzoni para”, vuri në dukje Levandovski. Në fakt, kjo deklaratë është në kundërshtim me qëndrimin e presidentit të klubit bavarez, Uli Hënes, që e ka deklaruar hapur se ai është kundër një politike të tillë transferimesh.

“Bajerni, deri më sot, nuk ka paguar më shumë se 40 milionë euro për blerjen e një lojtari, por, sipas standardeve moderne, kjo është shumë pak”, vuri në dukje Leva, për të cilin thuhet se është i pakënaqur te Bajerni dhe se pret ndonjë ofertë të mirë nga ndonjë klub gjigant evropian.

Sfidanti.al