Vetëm futbolli jep fuqi të tillë, bëjnë tifozllëk edhe në varrim!?

Peruja ka ardhur në një situatë të tillë, kur po konsideron seriozisht se mund të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës Rusi 2018, pasi arriti një fitore të rëndësishme 1-2 në Ekuador me ekipin vendas, ndërkohë që këtë situatë e favorizuan edhe dy dështimet e Argjentinës dhe të Kilit që konsideroheshin si favoritë në grupin latinoamerikan, por që, tani, ndodhen në një pozitë të pakëndshme. Peruja, me 24 pikë, ka kërcyer në vendin e 4-t në grup që siguron kualifikimin direkt për në Mundialin e Rusisë dhe një situatë e tillë ka shkaktuar një çmenduri futbollistike të vërtetë në Peru që nuk mbahet mend prej shumë vitesh.

Në një nga rrjetet sociale po qarkullon një video, ku duket qartë sesi tifozë të Perusë po shohin ndeshje të saj dhe po entuziazmohen nga golat në… një kishë, gjatë një ceremonie varrimi!

Sfidanti.al