Agjenti i mirënjohur kontraversal, Mino Raiola, thotë se ai nuk ka besim te projekti kinez i ripërtëritjes së Milanit që, në filllim, i entuziazmoi aq shumë tifozët “rosonerë”. Në fakt, Milani ishte një nga klubet me aktivë në Evropë, gjatë sezonit veror të transferimeve, ndërsa pronarët e rinj kinezë të këtij klubi mjaft të njohur italian bënë një “remont” të plotë, duke sjellë mbi 10 përforcime të reja dhe duke shpenzuar mbi 200 milionë euro për blerjet e reja. Shumëkush konsideron se Milani është vënë në rrugën e duhur, por nuk mendon kështu agjenti Mino Rajola “kontrapedal” që, mbas humbjes katastrofike të djeshme (4-1) nga Lacio, duket se edhe ka njëfarë të drejte.
“Nuk kam asgjë personale kundër Fasones dhe Mirabelit (drejtorë kryesorë te Milani). Vetëm se unë kam një problem, nuk kam besim te projekti i tyre për Milanin. Donarumës iu premtuan ca gjëra që nuk iu plotësuan. Atij nuk ia dhanë shiritin e kapitenit, ndërkohë që ata ia premtuan atë atij, madje pa e kërkuar ne”, thotë Raiola.
Sfidanti.al