Ansi Agolli humb sfidën e “Kalorësve” të Karabakut ndaj Çelsit!

Ata quhen “Kalorësit” dhe kanë një histori ku përzihet krenaria me dhimbjen, si në shumë anë të botës, siç mund të jetë në truallin me popullsi të përzier të Kaukazit. Karabak është emri i klubit më të shquar të Azerbajxhanit që do të luajë sot ndaj Çelsit në Champions, në një arritje që as nuk mund të shikohej as në ëndërr këtu e çerek shekulli më parë.

Ekipi, me nofkën “Kalorësit”, luan sot në kryeqytetin Baku, por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Klubi u themelua në 1951 në Mehsul, u vendosën pastaj në Agdam, por u arratisën që aty gjatë luftës armeno-azere në Nagorni-Karabak.

Simboli më i madh i klubit është trajneri i asaj kohe, Allahverdi Bagirov kur në 1988 nisi konflikti, madje që në kohën e Bashkimit Sovjetik. Ai shpëtoi qindra civilë duke i ndihmuar që të arratisen në 1992 nga Masakra e Hojalit. Bagirov gjeti vdekjen pak muaj më vonë nga një minë toke dhe sot nderohet si hero kombëtar.

Në këtë skuadër luan Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili për fat të keq nuk do ta luajë dot ndeshjen në “Stemford Brixh” për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Maqedonisë në Strumicë. Katër herë radhazi kampion i Azerbajxhanit, Karabaku shpreson të bëjë edhe më shumë bujë në debutimin në Champions.

Sfidanti.al