Futbollisti që ka bërë epokë në historinë e futbollit gjerman, do të kthehet përsëri gjatë kësaj vere. Vetëm pak ditë, pasi u njoftua se Jup Hajnkesin në stolin e drejtimit të Bajernit të Mynihut do ta zëvendësojë trajneri kroat Niko Kovaç, nga Bavaria vjen edhe nje lajm tjetër i madh. Gazetari i “Bildit”, Kristian Falk, që ndjek zhvillimet te Bajerni, bëri të ditur se në “Alianc Arena” do të kthehet Miroslav Klose, futbollist i dikurshëm i Bajernit të Mynihut dhe një legjendë e vërtetë e përfaqësueses gjermane, që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit të të rinjve të klubit kampion gjerman. Ai ka luajtur me Bajernin gjatë viteve 2007-2011. Miroslav Klose është një gjerman që ka lindur në Poloni dhe më klubin bavarez ka fituar dy tituj kampioni të Bundesligës.
Sa për kujtesë, Klose mban rekordin sa i përket numrit të golave të shënuar në kampionatet botërorë, gjithsej 16 gola në katër Botërore. Po ashtu, Klose është edhe golashënuesi më i mirë i përfaqësueses gjermane me 71 gola.
Sfidanti.al