Një nga lojarët kryesorë të Realit të Madridit, Karim Benzema, shpjegoi se përse ai nuk e këndon himnin kombëtar francez, “Marsejeza”, kur ai vësh bluzën e përfaqësueses së Francës. Ka disa kohë që Benzema po merr kritika nga katër anët, si për shkak të përfshirjes në skandalin e kërcënimit të kolegut të përfaqësueses, Matje Valbuena, ashtu edhe për shkak të formës së tij që le për të dëshiruar. Kurse, tani, ai po kritikohet se nuk e këndon “Marsejezën”.
“Nëse ju do të dëgjoni fjalët e ‘Marsejezës’, ju do të kuptoni se ajo nuk është gjë tjetër, veçse një kushtrim për luftë, kurse mua kjo gjë nuk më pëlqen”, i referohet gazeta “Marka” Benzemas që shton se kritikat kundër lojtarëve të mirë janë ato gjëra që i shesin gazetat. “Lojtarët e mëdhenj, gjithnjë, kritikohen, sepse kështu shiten gazetat. Kur luaj keq, nuk është nevoja që ta marr vesh këtë gjë nga gazetat. Unë, gjithnnjë, përpiqem të japë gjithçka nga vetja dhe mua nuk më bëhet shumë vonë se çfarë shkruajnë gazetat”, vuri në dukje Karim Benzema.
Sfidanti.al