I shpejtë edhe në pendesë Bolti :  E mbylla shumë shpejt karrierën?

Kampioni i shtatëfishtë olimpik dhe rekordeni i botës në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, shprehu zhgënjimin e tij nga koha dhe vendi i arritur në stafeten 4 x 100 metra nga Xhamajka e tij në Lojrat e Komonuellthit në Gold Koast të Austalisë. Xhamajka doli në vend të tretë, duke fituar medaljen e bronzit, ndërsa dy vendet e para u zunë nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut.

Bolti 31-vjeçar, madje, bëri edhe një shaka në kurriz të ekipit xhamajkan. ”Ndoshta, unë e mbylla shumë shpejt karrierën? Pasi e pashë garën, i bëra vetes shumë pyetje. Si ka mundësi, Xhamajka…”, shkroi Usaini në Twitterin e tij.

Konkurruesit meshkuj nga Xhamajka në këto lojra nuk fituan asnjë medalje ari. Ata fituan një medalje bronzi në stafetën e lartpërmendur dhe një tjetër bronzi në 100 metra nga sprinteri Johan Blejk, ndërkohë që atletet femra xhamajkane fituan dy medalje ari dhe tri medalje argjendti.

Sfidanti.al