Po të isha në Bernabeu, s’di çfarë do të kisha bërë! Bonuçi..si “Rambo”

Leonardo Bonuçi duhet të jetë mirënjohës që nuk ishte, atë ditë, në “Santiago Bernabe”, i veshur me bluzën e Juventusit në ndeshjen e përfolur çerekfinale të Champions-it kundër Realit, sepse, mund të kishte ndodhur gjithçka! Juventusi zhvilloi një ndeshje fantastike në “Bernabe” kundër Realit, por, sidoqoftë, klubi “mbretëror”, me anë të një penalltie të diskutueshme që u dha në minutën e 93-të dhe të cilën e relaizoi Ronaldo, u kualifikua në gjysmëfinale.

“Ajo ishte një javë e mbushur me emocione, unë jam shumë i gëzuar për Romën dhe shumë i hidhëruar për Juventusin. Të shënosh tre gola në ‘Bernabe’ nuk ndodh përditë. Në fund të ndeshjes, ndodhi një incident i dyshimtë, por Juvja tregoi se ajo qëndron mbi gjithçka, di ta përballoi çdo situatë. I jam mirënjohës Zotit se nuk ishte atje, kur u dha penalltia, sepse nuk e di se çfarë do të mund të bëja, me siguri që nuk do të isha në gjendje që t’i kontrolloja instiktet e mia”, tha Bonuçi.

Sfidanti.al