Gjokoviçi e nis fuqishëm turneun e Montekarlos, fiton ndeshjen me një gejm të humbur!

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, e nisi me një mënyrë të papritur turneun e mjeshtrave në Monte Karlo, duke mundur në ndeshjen e parë bashkatdhetarin e tij, Dushan Lajoviç, me rezultatin 2-0 me sete (6-0,6-1). Mbas turneve në Indiana Uells dhe Majami, ku Gjkoviçi dështoi, ai tregoi tani një formë mjaft të mirë, duke iu kthyer rrugës drejt majës së tenisit botëror.

Ndeshjen e radhës në këtë turne, Nolja (Novaku) e ka me kroatin Borna Çoriç që në ndeshjen e parë mundi 2-0 Beneton.

Sfidanti.al