Sekreti sezonal i Mesit: do të lidhë këmbët për shkak të Botërorit…

Lionel Mesi ka kërkuar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, që të mos luajë në të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit. Arsyeja e një kërkese të tillë ka lidhje me dëshirën e tij që të ketë më shumë kohë që të çlodhet para fillimit të Kupës së Botës Rusi-2018 që nis më 14 qershor.

Barcelonën, në fakt, vetëm një hap e ndan nga triumfi në La Ligën spanjolle, ndërkohë që, të shtunën, ajo do të luajë në finalen e Kupës së Spanjës, ndërsa është eliminuar nga Champions-i.

Nëse kërkesa e tij do të merret parasysh dhe ka shumë mundësi që ajo të merret parasysh, Mesi në disa ndeshje nuk do të luajë, ndërsa në disa të tjera nuk do të jetë në fushë 90 minuta.

Gjatë këtij sezoni, Mesi ka shënuar 39 gola në 40 ndeshje në të gjithë konkurrimet. Ai ka një dëshirë të madhe që, më në fund, ta fitojë titullin e kampionit të botës me Argjentinën.

Sfidanti.al