Arturo Vidalit i është thënë të shkojë dhe të pushojë ku të dojë, dhe të jetë gati në 20 janar për ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Frajburgut. Kuptohet, ai do të jetë në fazë përgatitore më herët, por për momentin drejtuesit e Bajernit dhe trajneri Ançeloti mendojnë se ai po rri shtrirë në ndonjë plazh të ngrohtë diku nëpër botë. Përsa i përket plazhit i kanë rënë pikës, pasi futbollisti kilen është në Dubai, por sa për pushimet, ato nuk mund të jenë veçse aktive. Siç tregohet në foto, Vidal e kalon kohën edhe duke bërë “truke” futbolli, si kjo gjuajtje e veçantë të cilën ai e realizoi të saktë, duke e futur topin në vazon e madhe aty përpara hoteleve. Mesfushori postoi videon në rrjetet sociale ku duket se topi fillimisht nuk deshi të hynte, por më pas u bind.