Sa kushton Reali! Tifozët e Napolit shkunden për ta ndjekur në Champions

Për klubin gjithçka është në rregull, po për ata që vetëm shpenzojnë si i bëhet? Tifozët e Napolit do të duhet të bëjnë një stërmundim jo të vogël për të ndjekur skuadrën e tyre në “San Paolo” për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit. Që kur shorti nxorri këtë çift, drejtuesit vendosën “ta shkelnin fare”. Biletat do të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohëve, duke kaluar rekordin që patën në ndeshjen e disa sezoneve më parë ndaj Çelsit të Vijas Boasit dhe pastaj të Di Mateos. “La Gazeta delo Sport” shkruan se çmimet do të jenë të tilla, duke nisur nga më të lirat: 50, 100, 150, 190 e 250 euro, në varësi nga tribunat. Ka rritje për vendet prapa portave, nga 30 në 50 dhe nga 120 në 150, por edhe për një nga tribunat e shtrenjta (190 në vend të 180). Pritet të thyhet rekordi i xhiros së bërë nga shitja e rreth 80 000 vendeve në stadium. Ndaj Çelsit u arrit shifra 3.1 milionë euro, ndërsa këtë herë pritet të shkojë mbi 4 milionë.