Asi zviceran i tenisit, Rozher Federer, konsideron se ai akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe se ai ka se çfarë t’i japë akoma këtij sporti. Tenisti legjendar zviceran është këmbëngulës dhe synon që të marrë trofeun e 18-të Gran Slam në karrierën e tij dhe, si konkurrent kryesor, në këtë rrugë, ai sheh tenistin serb, Novak Gjokoviç, që, sipas tij, po luan tenisin më të mirë gjatë viteve të fundit. “Unë shpresoj që të fitoj Gran Slamin e 18-të, por, edhe sikurse të mos ta fitojë dot, nuk do të jetë ndonjë e gjë e tmerrshme.
Unë përpiqem që të mendoj në mënyrë pozitive, se unë mund ta arrij këtë synim dhe që të ndodhë kjo, mua më duhet që të punoj më shumë”, thotë Federeri, duke iu referuar edhe lojës së Gjokoviçit. “Kur luajmë me të, të gjithë, ne, e kemi të vështirë që ta çajmë mbrojtjen e tij, prandaj, mua më duhet një plan i mirë që ta përballoj lojën e tij dhe të mund të fitoj. Endi na e tregoi këtë paksa dhe më dha mua shpresë se ekzistojnë shanse që unë të fitoj edhe një Gran Slam tjetër. Unë, përsonalisht, mendoj se kjo është e mundur, por vetëm koha do ta tregojë, nëse unë kam të drejtë”, vuri në dukje Federeri.
Sfidanti.al