Kurt Sinan, 20 vjeçari që habit Bundesligën!

Ka luajtur vetëm një minutë në Bundesligë dhe prapëseprapë ka privilegjin që të konsiderohet si një talent në kampionatin gjerman. Sinan Kurt, 20 vjeçari i Hertës së Berlinit,  një nga talentet e futbollit gjerman, ka gjetur një mënyrë tjetër, larg topit, për t’u bërë edhe më i njohur. Pasi ka ikur nga Bajerni në janarin e shkuar, Sinan, ka treguar se i famshëm bëhesh edhe në jetë private pa luajtur midis yjeve bavarezë.  Ka një mani të dukshme protagonizmi dhe nuk mungon në apel. Ditët e fundit ka probleme me drejtësinë për shkak të një “autogoli” spektakolar: i ka dërguar foto nudo një vajze minorene.

Bëmat e tij janë të njohura nga berlinezët, por edhe nga bavarezët, të cilët e larguan kur mësuan se Sinan Kurt kishte bërë një udhëtim prej 75 kilometrash, nga Kana në Sant Trope me helikopter me çmimin 1900 euro.