Jo vetëm Levandovski, edhe Bajerni vendos rekorde të reja

Nuk po flasim vetëm për faktin që ka 77 ndeshje radhazi që shënon, duke lënë gjithnjë e më prapa rekordin e vjetër të Realit të Madridit. Bajerni ka edhe një rekord tjetër në Bundesligë, me 50 ndeshje radhazi ku shënon të paktën një gol. Levandovski, ndërkaq, arriti në 301 gola për Bajernin, ndërsa ka realizuar në 13 ndeshje radhazi, ky është një rekord personal. Tomas Myleri ndërkaq shënoi gol edhe këtë sezon, duke e bërë këtë për 13 sezone radhazi. Bajerni fitoi 5-0 ndaj Hertës me 3 gola të Levandovskit dhe po e merr veten gjithnjë e më shumë.

Sfidanti.al